MIA Flesh SQMIA Radio Flash SQ

MIA Flesh

– Vitin e kaluar në vend janë bërë nëntë transplantime nga donatorë të ndjerë dhe gjatë kësaj 16 pacientë fituan veshkë, pesë zemër dhe te tetë pacientë ishin transplantuar inde kockore. Ky është progres i rëndësishëm në krahasim me vitet e kaluara si në sferën e transplantimit ashtu edhe në pjesën e ngritjes së vetëdijes për dhurimin e organeve, njoftoi Klinika Universitare për Sëmundje Ortopedike. Nga Klinika njoftojnë se vitin e kaluar për herë të parë janë bërë katër transplantime të indit kockor nga donatorë të ndjerë, me çka është hapur kapitull i ri dhe është bërë hap para në sferën e mjekësisë transplantuese, ndërsa njëherësh edhe në sferën e ortopedisë në vend. Pas transplantimit të parë të cilin e bëri ekipi i Klinikës më 17 prill, deri në fund të vitit, siç bëhet e ditur, ishin bërë edhe tre transplantime të indit kockor nga donatorë të vdekur. Te tetë pacientë, prej të cilëve katër me sëmundje malinje iu është transplantuar indi kockor, me çka dukshëm u përmirësua cilësia e tyre e jetës.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle