MIA Flesh SQMIA Radio Flash SQ

MIA Flesh

09:00/5 janar/2022/

Shkup – Varianti omikron i KOVID-19 por përhapet me të shpejtë në botë, në rajon dhe në fqinjësi. Edhe në vendin tonë dje janë detektuar nëntë raste me omikron, prej të cilave tek tetë pacientë nga Shkupi dhe tek njëri nga Koçani. Sipas autoriteteve, vaksinimi mbetet dalja e vetme nga pandemia. Për momentin në shtet janë gjithsej 5.667 raste aktive.

Shkup – Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska sot bashkë përfaqësues të Shtatmadhorisë së Armatës dhe përfaqësues të Ambasadës së SHBA-së do të qëndrojnë për vizitë në poligonin ushtarak “Krivollak” dhe do të kryejnë mbikëqyrje të aktiviteteve që realizohen në më shumë lokacione të këtij poligoni.

Shkup – Më së shumti borë sot në mëngjes ka në Kodër të Diellit, ku janë matur 25 centimetra, e më pas në Hanet e Mavrovës – pesë centimetra. Më ftohtë ishte në Shkup-Petrovec, Tetovë, Berovë dhe Kumanovë me minus 3 gradë të matura Celsius dhe në Shtip dhe Strumicë me minus dy gradë të matura. Më ngrohtë ishte në Kodër të Diellit, ku janë matur pesë gradë Celsius.

Paris – Presidenti francez, Emanuel Makron dëshiron të kandidohet për mandat të dytë në zgjedhjet presidenciale në prill por do t’i bëjë të ditur qëllimet e tij vetëm kur do të jetë i sigurt, ka thënë ai mbrëmë në intervistën për gazetën “Parisien”.

Berlin – Ministri gjerman i Shëndetësisë Karl Lauterbah deklaroi se edhe 15 milionë njerëz të tjerë duhet të marrin një dozë shtesë të vaksinës kundër kovid-19, që të mund të parandalohet përhapja e llojit Omikron dhe të shmanget presioni ndaj departamenteve për kujdes intensiv.

Bruksel – Secili provokim apo agresion kundër Ukrainës do të ketë pasoja serioze, deklaroi përfaqësuesi i lartë i BE-së për punë të jashtme dhe politikë të sigurisë, Zhozep Borel, në porosinë drejt Moskës para takimit të nesërm me përfaqësuesit ukrainas.

Almati – Presidenti i Kazakistanit, Kasim-Zhomart Tokaev sot e pranoi dorëheqjen e qeverisë, kumtoi kabineti i tij pas protestave kundër qeverisë, të shkaktuara nga rritja e çmimeve të derivateve, ndërkaq në të cilat u lënduan pothuajse qindra policë.

Uashington – Presidenti i SHBA-së, Xho Bajden ka dërguar apel deri te amerikanët të vaksinohen kundër Kovid- 19 pasi pritet rritje plotësuese e numrit të të sapoinfekturave për shkak të llojit më infektues Omikron.

Phenian – Koreja e Veriut ka gjuajtur një raketë të paidentifikuar në det, njofton sot ushtria jugokoreane dhe ky është testi i parë i tillë i Phenianit në vitin e ri.

Uashington – Presidenti amerikan, Xho Bajden me fjalim do ta shënojë përvjetorin e sulmit në Kapitol Hil të kryer më 6 janar të vitit të kaluar nga ana e ithtarëve të ish-shefit të shtetit, Donald Tramp, duke shkaktuar kërcënime për demokracinë.

Uashington – SHBA-ja i ka konfirmuar thuajse një milionë raste të reja të koronavirusit të hënën, që është më së shumti në botë dhe thuajse dyfish më i madh se numri i arritur javën e kaluar, derisa varianti shumë infektues i omikronit nuk tregon shenja ndalimi.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle