MIA Flesh SQMIA Radio Flash SQ

MIA Flesh

12:00/4 janar/2022/

Tiranë – Ambasadorja e Francës në Shqipëri, Elizabet Barsak tha se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk duhet të ndahen në rrugën e tyre drejt integrimit në BE. Në intervistë dje, për Euronjuz Shqipëri, Barsak e pranoi se dëshira për ndarjen e të dy vendeve erdhi nga zhgënjimi për shkak të vetos së Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut.

Shkup – Është publikuar shpallja për zgjedhjen e konsulentit për mbikëqyrje dhe transaksione juridike për seksionet e korridoreve 8 dhe 10 që do të realizojë konsorciumi amerikano-turk “Behtel dhe Enka”, me çka mundësohet fillimi i punëve përgatitore për realizimin konkret të aktiviteteve. Fillimi i punëve ndërtimore pritet në fund të gjysmës së parë të vitit, ka bërë të ditur në një intervistë për MIA-n, drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi.

Shkup – Qytetarët gjithnjë e më shumë i përdorin kartelat pagesore në tregtinë në vend. Të dhënat në Bankën Popullore për kuartalin e tretë të vitit të kaluar dëshmojnë rritje të madhe vjetore edhe tek vlera edhe tek numri i transaksioneve të realizuara edhe atë për 16 dhe për 14,9 për qind.

Shkup – Në Buxhetin për vitin 2021 është arritur realizim i të  hyrave të përgjithshme për 15.3% më shumë krahasuar me vitin 2020, kurse tek shpenzimet kapitale është shënuar rritje e realizimit prej 45.2% krahasuar me vitin 2020. Tejkalim sa i përket planifikimit është shënuar tek të hyrat nga tatimet dhe kontributet për 2% kurse deficiti është realizuar me vlerë prej 38.8 miliardë denarëve ose 5.4% nga PBB që është më i ulët se deficiti i projektuar për vitin 2021 prej 6.5% nga PBB.

Shkup – Në pajtim me Ligjin për festat në RMV (“Gazeta zyrtare e RMV-së”, nr.21/98 dhe 18/07), 6 janari 2022 (e enjte), Buzmi, një ditë para Krishtlindjes, është ditë jopune për qytetarët e besimit ortodoks në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kumtoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS).

Shkup – Për një centimetër është rritur niveli i ujit në Liqenin e Ohrit, ndërsa nivelet e dy liqeneve të tjera natyrale në vend janë të njëjta si dje.

Tetovë – Zjarrfikësit e Tetovës gjatë vitit 2021 kanë pasur gjithsej 646 ndërhyrje në zjarre dhe aksidente trafiku, sipas të dhënave të tyre. Kjo shifër ilustron punën dhe intervenimin e përditshëm e Njësisë territoriale kundër zjarrit në Tetovë, thotë komandanti i zjarrfikësve Uka Aliti.

Athinë – Përmes platformës speciale në internet, gjegjësisht përmes portalit digjital të administratës publike, në mesin e dokumenteve të tjera që grekët mund t’i nxjerrin onlajn, tashmë është përfshirë edhe mundësia për të fituar divorcin nëse ekziston pëlqimi i të dyja palëve, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Nikozia – Të gjithë pasagjerët që kanë mbushur 12 vjet, të vaksinuar apo jo, për të mbërritur në Qipro do të duhet të kenë test negativ PCR të bërë 48 orë para udhëtimit, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Londër – Numër rekord prej mbi 28.000 emigrantë vitin e kaluar me varka të vogla përmes La Manshit të Francës deri në Britani të Madhe, tregojnë të dhënat e qeverisë britanike.

Uashington – Në 24 orët e kaluara në SHBA janë regjistruar mbi një milion persona me Kovid-19, që është një numër rekord që nga fillimi i pandemisë. “Rekordi i zi” i mëparshëm ishte më 31 dhjetor, kur u regjistruan rreth 590,000 persona të rinj të infektuar.

Sidnei – Po rritet numri i rasteve të reja me koronavirus në Australi, me çka rritet edhe presioni ndaj spitaleve të atjeshme dhe qendrave për testim. Në shtetin më të populluar federal të kontinentit, Uellsin e Ri Jugor, janë regjistruar 23.131 raste të reja.

Sakramento – Themeluesja e Korporatës Teranos, Elizabet Hollms, është akuzuar për mashtrim të investitorëve pas një gjyqi disa muajsh në Kaliforni. Prokuroria e akuzoi Hollms se me vetëdije gënjeu për një teknologji që gjoja se mund të zbulonte sëmundje bazuar në analizën e disa pikave të gjakut, transmeton Bi-Bi-Si.

Rijad – Eksperti i Kuvajtit për tregun e naftës Hajtam al-Gais në gusht do ta ndërmarrë funksionin e sekretarit të përgjithshëm të Organizatës të vendeve eksportuese të naftës (OPEK), publikoi dje karteli i fuqishëm i naftës.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle