MIA Flesh SQMIA Radio Flash SQ

MIA Flesh

– Maqedonia e Veriut u bë pjesë e treshes së kryesueseve të OSBE-së ose e njohur si treshja OSBE, bashkë me tashmë kryesuesen e vitit të kaluar Suedia, si dhe kryesuesin aktual për këtë vit Polonia. Me këtë edhe formalisht fillojnë edhe obligimet tona në lidhje me kryesimin në vitin 2023, plus 11 partnerë mesdhetar dhe aziatikë të Organizatës, informoi në konferencën e sotme për media ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani. Për ne shtëpinë e diplomacisë, theksoi ai, një nga prioritetet kryesore në vitin 2022 do të jetë pikërisht kryesimi me OSBE-në dhe përmes rolit aktiv si pjesë e treshes, por edhe përmes gatishmërisë sonë për presidencën në vitin 2023.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle