MIA Flesh SQMIA Radio Flash SQ

MIA Flesh

– Në mbledhjen e 92-të të Qeverisë, sollëm vendim për themelim të Institucionit publik për menaxhim dhe mbrojtje të parkut nacional Mali Sharr. Me sjelljen e këtij vendimi do të vendoset mënyrë e mbrojtjes së PN Mali Sharr dhe do të ndërmerren masa adekuate për mbrojtje të zonave të konfirmuara  në parkun nacional, citoi në profilin e tij në Fejsbuk kryeministri Zoran Zaev. Kryetari i Qeverisë potencoi se me shpalljen e Malit Sharr si rajon të mbrojtur u vendos nën mbrojtje dhe u mundësua vendosja e sistemit për menaxhim të qëndrueshëm të rajonit i cili është thesari i biodiversitetit, shtëpi e dy të tretave  nga të gjitha llojet e bimëve në Maqedoninë e Veriut dhe botë e pasur bimore endemike dhe e kafshëve.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle