MIA Flesh SQMIA Radio Flash SQ

MIA Flesh

– Inspektorati Shtetëror i Punës njoftoi se me hyrjen në fuqi të ndryshimeve ligjore dhe plotësimeve të Ligjit për Marrëdhënie Pune për të dielën ditë jopune, nga 2 janari do të vendosë kujdestari të dielën nëpër rajone, në të cilat punëtorët mund të denoncojnë nëse iu janë shkelur të drejtat në lidhje me punën në të dielën. “Njoftohen të gjithë punëdhënësit se prej 01.01.2022 hyjnë në fuqi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Marrëdhënie Pune (Gazeta Zyrtare e RMV-së nr.288/2021) me të cilat në nenin 134 paragrafi 2 është rregulluar se ‘ditë e pushimit javor është e diela’, përkujton Inspektorati.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle