MIA Flesh SQMIA Radio Flash SQ

MIA Flesh

– Pasi të enjten Kuvendi e konstatoi dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev, filloi afati prej dhjetë ditëve në të cilin presidenti Stevo Pendarovski duhet ta ndajë mandatin për formimin e Qeverisë së re. Shefi i shtetit në një intervistë televizive po të njëjtën ditë deklaroi se pret që mandatin mandatarit t’ia japë të martën ose të mërkurën. “Më duhet edhe një shkresë tjetër, kujt t’ia jap mandat. Nuk mund ta marr me mend, duhet të marr një letër nga një parti apo parti që duhet të thonë ne kemi shumicën dhe ai dhe ai është kryeministër. Nuk mund t’ia jap mandatin LSDM-së, duhet ta di kujt ia jap si person, konkretisht personit”, theksoi Pendarovski në intervistën  për televizionin Kanal 5. Për mandatar pritet të propozohet lideri i ri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski. Sipas paralajmërimeve, sot do të debatojë Këshilli Qendror i LSDM-së në të cilin Kovaçevski edhe zyrtarisht do të duhej të konfirmohet si kandidat për kryeministër të ri.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle