MIA Flesh SQMIA Radio Flash SQ

MIA Flesh

– Në seancën e mëngjesit të sotëm të grupit për vlerësim të përbërë nga drejtorët e shërbimeve të zbulimit dhe kundërzbulimit, drejtorit të Byrosë për Siguri Publike, si dhe drejtorët dhe zëvendësdrejtorët e Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK) dhe të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH) unanimisht është marrë vendim se nuk ka nevojë për shpalljen e gjendjes së krizës në shtet për shkak të zjarreve. “Pas një diskutimi të gjerë rreth shqyrtimit të gjendjes aktuale me zjarret, unanimisht kemi marrë vendim se nuk ka nevojë për shpalljen e gjendjes së krizës, por do të jemi në  mbledhje të vazhdueshme dhe nëse gjërat përkeqësohen  menjëherë do të mbajmë mbledhje ku do të kërkojmë të shpallet gjendje e krizës në një pjesë të territorit të shtetit, atje ku është përfshirë me zjarr”, informoi sot në konferencë për shtyp u.d. i QMK   Stojançe Angellovi.

Kontrolloni gjithashtu

Mbylle
Butoni Kthehu në krye
Mbylle