MIA Flesh SQMIA Radio Flash SQ

MIA Flesh

Shkup – Mbështetje e fuqishme ka ardhur nga SHBA-ja për eurointegrimin e shpejtë të vendit me vizitën e zëvendës- ndihmës sekretarit shtetëror për çështje evropiane dhe euro-aziatike dhe përfaqësues special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar në Shkup i cili ka theksuar se Uashingtoni me partnerët evropian punon për integrim të shpejtë të vendit në BE. Shefi i diplomacisë, Bujar Osmani lidhur me negociatat me Bullgarinë shtoi se zhvillohen biseda  dhe përkujtoi në takimin e tij me ministrin në Qeverinë teknike të Republikës së Bullgarisë Stoev në Rigë, ndërsa tha edhe se më 14 dhjetor  nuk është afati përfundimtar për arritje të zgjidhjes me Sofjen.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle