MIA Flesh SQMIA Radio Flash SQ

MIA Flesh

– Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Elmi Aziri në konferencën e sotme për media në Kuvend theksoi se “realisht janë të befasuar” nga vendimi i partnerit i tyre i deritanishëm i koalicionit që Alternativa të përfshihet në Qeveri. “Nuk do të dëshironim të komentojmë hapa politikë të partive të tjera politike, sepse ne e kemi agjendën tonë, por realisht thënë ne jemi të befasuar nga lehtësia se si mundet një parti politike me lehtësi aq të madhe të prishë një marrëveshje dhe të nesërmen të nënshkruajë marrëveshje tjetër, veçanërisht duke pasur parasysh se ajo marrëveshje nënshkruhet me përfaqësues të shumicës, e cila sipas të gjithë indikatorëve dhe të gjithë treguesve është shumica më e keqe, gjegjësisht pushteti më joefikas dhe jofunksional në tridhjetë vitet e pluralizmit në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Realisht jemi të befasuar nga hapi i tillë i partnerit tonë të deritanishëm politik”, tha Aziri.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle