MIA Flesh SQMIA Radio Flash SQ

MIA Flesh

– Në Klubin e deputetëve në Shkup për sot në ora 14:00 është caktuar takim i ri i kryeministrit Zoran Zaev me kryetarin e Alternativës, Afrim Gashi për inkuadrimin e partisë në Qeveri dhe në shumicën parlamentare. Takimi u konfirmua si nga Qeveria ashtu edhe nga Alternativa. “Sot do të ketë takim në ora 14 në Klubin e deputetëve, në të njëjtin format si herën e kaluar. Edhe kësaj radhe nuk janë planifikuar deklarata për media, ndërsa për konkluzionet nga takimi do të njoftojmë përmes një komunikate”, thonë nga Qeveria.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle