MIA Flesh SQMIA Radio Flash SQ

MIA Flesh

– Prej sot hyn në fuqi ndalesa për qeset e plastikës. Për qytetarët do të jenë të qasshme vetëm qeset biodegraduese për të cilat do të paguhet nga 15 denarë, mjetet do të shkojnë për fondin e posaçëm për mjedisin jetësor. Sipas MMJPH-së qytetarët do të mund lehtë të përshtaten këtij ndryshimi, që është i rëndësisë së veçantë për mjedisin jetësor. Siç thanë nga MMJPH-ha për MIA-n, Ligji parashikon: Ndalesë lëshimi në treg i qeseve plastike për bartjen e mallrave në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe  ndalesë lëshimi i paketimeve plastike për një përdorim në objektet hotelierike në territorin e zonave të mbrojtura në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle