MIA Flesh SQMIA Radio Flash SQ

MIA Flesh

Sofje – Dy nga qytetarët e Maqedonisë së Veriut të lënduar në aksidentin rrugor në autostradën “Struma” janë lëshuar nga spitali i Sofjes “Pirogov”. Siç  njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Sofja, pacientët e lëshuar janë stabil dhe në gjendje të mirë të përgjithshme. Ata pritet të merren për mbikëqyrje të mëtejshëm në objektet mjekësore në Maqedoninë e Veriut. Dr. Anastasia Viktorova nga Klinika për djegie dhe kirurgji plastike në Spitalin NU Pirogov, pacientët ia dorëzoi ekipeve mjekësore të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle