MIA Flesh SQMIA Radio Flash SQ

MIA Flesh

– Përfaqësuesit e Prokurorisë Publike të Bullgarisë sot mbërritën në Prokurorinë Publike të RMV-së dhe gjatë ditës së nesërme do t’iu dorëzohen analizat e ADN-së nga familjarët e viktimave, bashkë me dokumentacionin që është siguruar deri më tani, para së gjithash dokumentet e mara nga “Besa Trans” dhe të dhëna të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, informoi sot prokurori shtetëror publik, Lubomir Joveski. Në ekspertizën për konfirmimin e identitetit nga analiza e ADN-së, Joveski theksoi se do të marrin pjesë edhe dy përfaqësues të Mjekësisë Ligjore, vetëm, siç tha, “me qëllim që të përshpejtohet procedura”. Joveski, gjithashtu, informoi se në autobusin e djegur sot është gjetur edhe një trup i një udhëtari të vdekur, i cili është dërguar në Institutin e Bullgarisë.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle