MIA Flesh SQMIA Radio Flash SQ

MIA Flesh

– Shifrat e certifikatave të licencave të cilat janë evidentuar në Drejtorinë Doganore gjatë hyrjes dhe daljes dhe me të cilat  spekulohet në opinion, në asnjë rast nuk janë në pronësi të autobusit të djegur të transportuesit “Besa Trans”. Kjo nënkupton se transportuesi ka kryer keqpërdorim të certifikatës  së licencës nga një automjet tjetër dhe licencë të firmës dhe me vetëdije i ka shkelur dispozitat e Ligjit për transport në komunikacionin rrugor, informojnë nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve. Si transportuesi ka realizuar hyrje dhe dalje nga vendi, nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve potencojnë se ata nuk janë organ  i cili ka kompetencë të kontrollojë dhe se këto informata duhet t’i dëshmojnë organet hetuese vendore dhe ndërkombëtare.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle