– Autopsitë tregojnë se të gjithë të vdekurit në aksident kanë vdekur nga ngulfatja, dhe jo nga përplasja. Kjo do të thotë se ata ishin gjallë në momentin e zjarrit. Vlerësimi përfundimtar i shkaqeve të aksidenteve do të duhet të jepet nga analiza përfundimtare, por versioni kryesor për momentin është gabim njerëzor – si shkak i aksidentit, deklaroi në konferencën e sotme për shtyp zëvendësprokurori dhe drejtor bullgar i Shërbimit Hetimor Kombëtar Borisllav Sarafov. U shqyrtuan por kategorikisht janë hedhur poshtë edhe versionet për akt terrorist dhe tuba me naftë, si arsye të mundshme për aksidentin. Sarafov ka theksuar se vazhdojnë ekzaminimet dhe analizat e autobusit, të cilat duhet të japin përgjigje për arsyet dhe mënyrën e zjarrit, si dhe për analizën e komunikacionit për arsyet për të cilat autobusi është larguar nga rruga. Nuk është hedhur poshtë as versioni për shenjë të vendosur keq në rrugë, sinjalizimi dhe nëse bankina mbrojtëse në të cilën ka goditur autobusi solli te aksidenti.
Lajmi është i kapshëm për parapaguesit e ueb- servisit të MIA-s.
Logojuni ose kontaktoni sektorin e marketingut për më shumë informacione.
+389 2 2461600
marketing@mia.mk