MIA Flesh SQMIA Radio Flash SQ

MIA Flesh

– Pritet autopsia e trupave të viktimave në aksidentin e autobusit të përfundojë deri në fund të ditës, ndërsa identifikimi deri në fund të javës pas çfarë shteti do të organizojë transportimin e trupave në Shkup, deklaroi për korrespondentin e MIA-s në Sofje ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani. Ai tha se në procedurat për autopsi janë përfshirë edhe ekspertë të Institutit për Mjekësi Ligjore nga Shkupi, të cilët prej dje ndodhen në Sofje.  “Sapo u dëgjova me profesorët të cilët kanë ardhur në Sofje, U informova se ata tashmë janë pjesë e procesit, janë në sallë ku po bëhen autopsitë dhe pritet se ndoshta edhe brenda ditës kjo fazë e procesit të përfundojë, por, megjithatë, identifikimi i trupave përmes ADN-së mund të marrë disa ditë, madje edhe deri në fund të javës, që do të thotë se deri atëherë do të mundet shteti në mënyrë të organizuar t’i transportojë trupat në Shkup. Me këtë dua t’u dërgoj mesazh familjeve të cilët janë këtu në Sofje se këtë proces do ta organizojë shteti në momentin pasi do të përfundojë identifikimi, ndërsa kjo mund të marrë disa ditë dhe për këtë kërkojmë mirëkuptim që të kthehen në Shkup, ndërsa ne këtu do të vazhdojmë me organizimin e të gjitha aspekteve për një transport dinjitoz të trupave në Shkup”, tha Osmani.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle