MIA Flesh SQMIA Radio Flash SQ

MIA Flesh

– Buxheti i Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve për vitin 2022 është pozicionuar në nivel prej 11,865 miliardë denarë, prej të cilave 10,885 miliardë denarë janë të dedikuara për realizim të projekteve kapitale. Me të parashohim të realizojmë nivel të lartë të realizimit të investimeve kapitale në pjesën e rrjetit rrugor, hekurudha, gazifikim dhe infrastrukturë komunale. Madje 91,7 për qind e mjeteve janë të dedikuara për projekte kapitale, informoi ministrit i këtij dikasteri, Bllagoj Boçvarski. “Projekt kapital të cilit do t’i kushtojmë vëmendje të madhe është ndërtimi i hekurudhës drejtë Bullgarisë. Fokus të fortë i japim ndërtimit të seksioneve të autostradave në korridoret 8 dhe 10, ndërsa ndërtimi i gazsjellësve magjistralë mbeten prioritet edhe për vitin e ardhshëm. Për jetë më cilësore të qytetarëve vazhdojmë me ndërtimin e kanalizimeve dhe ujësjellësve në komunat”, tha Boçvarski në konferencën e sotme për media në Qeveri.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle