MIA Flesh SQMIA Radio Flash SQ

MIA Flesh

– Procesi i zgjerimit i Bashkimit Evropian dhe anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor është me rëndësi absolute për Austrinë, pasi Evropa nuk është e plotë derisa shtetet e rajonit nuk bëhen anëtare të BE-së, deklaroi ministri austriak për Bashkëpunim Evropian dhe Ndërkombëtar, Mihael Linhart në intervistën për MIA-n. Sipas tij, me rëndësi të jashtëzakonshme është negociatat për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian për të filluar sa më parë, gjegjësisht në dhjetor. “Vlerësoj se gjithçka është e përgatitur, raporti i fundit i Komisionit për Maqedoninë e Veriut ishte absolutisht pozitive, kështu që e mendoj se nuk ka arsye të pritet dhe duhet t’i fillojmë negociatat tani në dhjetor. Kjo paraqet dritare për mundësi për të dyja palët – për Maqedoninë e Veriut por edhe për Bashkimin Evropian”, thekson Linhart. Ai thekson se në BE ekziston mendim i pandarë se për Evropën nuk ka alternativë përveç zgjerimit dhe nuk ka alternativë për anëtarësinë e rajonit në Ballkanit Perëndimor në BE.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle