MIA Flesh SQMIA Radio Flash SQ

MIA Flesh

– Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, në një intervistë për “BEObzerver” thotë se shpreson se Shkupi dhe Sofja tani do ta orientojnë energjinë për zgjidhjen e çështjes, pas zgjedhjeve në Bullgari ditën e diel. “Në dobi të Bullgarisë është rajoni të ketë sukses”, thotë ai. Osmani për “BEObzerver” lidhur me situatën në BeH, vlerëson se ngjarjet e viteve të 90-ta nuk do të përsëriten në rajon. “Nuk jemi në fazë kur kjo mund të shndërrohet në luftë ose konflikt”, tha ai, duke e theksuar praninë e NATO-s. “NATO-ja është garanci për parashikueshmëri, stabilitet dhe siguri politike. Ky është karburanti që e bën motorin të lëviz”, shtoi Osmani.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle