MIA Flesh SQMIA Radio Flash SQ

MIA Flesh

– Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arjanit Hoxha së bashku me dy zëvendësministrat e Lëvizjes Besa, Arafat Shabani dhe Sedat Sulejmani sot dhanë dorëheqje nga funksionet e tyre. Dorëheqjet, siç deklaroi Hoxha, i dhanë si akt moral dhe respekt ndaj organeve të lëvizjes Besa. “Për shkak të shkeljes së demokracisë në zgjedhjet lokale nga një pjesë e kësaj Qeverie të udhëhequr nga zëvendëskryeministri i BDI-së ku me metoda manipuluese u shkel e drejta e demokracisë dhe fatkeqësisht vazhdoi edhe gjatë ditës së djeshme që ishte dita më e turpshme për demokracinë tonë. Prandaj jap dorëheqjen nga posti i ministrit së bashku me dy zëvendësministrat sepse nuk mund ta identifikojmë veprimin tonë politik si lëvizje “Besa” me një partner koalicioni për të cilin shihet qartë se çdo veprim jodemokratik e përdor me qëllimin e vetëm për të qëndruar në pushtet. Nëse në vitin 2016 regjimi u rrëzua dhe pjesa tjetër e regjimit nuk u rrëzua, por fitoi mundësinë për t’u reformuar, sot pas pesë vitesh është vërtetuar se jo vetëm që nuk janë reformuar, por i kanë përsosur metodat e tyre të regjimit klasik”, deklaroi Hoxha.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle