MIA Flesh SQMIA Radio Flash SQ

MIA Flesh

– Në rritje është numri i të infektuarve me Kovid-19 në vend. Të dhënat e publikuara dje nga Instituti për shëndet publik në 24 orët paraprake tregojnë se gjatë 3,593 testeve të bëra, janë regjistruan 47 raste të reja me Kovid-19, si dhe se 14 janë shëruan, ndërsa asnjë pacient nuk ka vdekur. Numri i rasteve aktive është 359, nga të cilët 130 janë në Shkup. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dje vlerësoi se në drejtim të mbrojtjes së popullatës nuk do të ketë mundësi tjetër përveç vendosjes së një forme të kufizimit dhe se është diskutuar dhe do të diskutohet në mënyrë shtesë për masat që do të zbatohen për personat e pavaksinuar. Për masa konkrete, paralajmëroi ministri, do të diskutojmë më hollësisht në gusht.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle