MIA Flesh SQMIA Radio Flash SQ

MIA Flesh

– Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Peleshi do të pritet nga ministrja Radmilla Shekerinska, ndërsa pas ceremonisë zyrtare me nderimet më të larta ushtarake, do të realizohet takim sy më sy i dy ministrave dhe takim i dy delegacioneve. Dy bashkëbiseduesit do të bisedojnë për avancimin e bashkëpunimit bilateral në mbrojtje, për rolin e të dyja vendeve anëtare të Aleancës në thellimin e stabilitetit dhe sigurisë rajonale, si dhe për avancimin e mbrojtjes kolektive në kuadër të Aleancës. Delegacioni shqiptar do të pritet edhe nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, ministri i Punëve të Jashtme dhe presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle