MIA Flesh SQMIA Radio Flash SQ

MIA FLESH

Ish kryeministri Vllado Buçkovski mbërmë vlerësoi se pas largimit të Zoran Zaevit, i cili dha dorëheqje nga funksionet kryeministër dhe lider i LSDM-së, disa grupacione tregojnë ambicje që të ndërmarrin partinë, e mes tyre është edhe Branko Cërvenkovski. “Ka disa grupacione të cilat kanë qenë të pakënaqura nga mënyra, me të cilën LSDM-ja e ka udhëhequr politikën. Një prej grupacioneve është e Branko Cërvenkovskit, i cili nuk e ka fshehur atë. Ishte shumë simptomatike ajo që fjalimi i tij në ASHAM ishte në fillim të fushatës. Edhe unë u ballafaqova me një gjë të tillë në viti 2006. Jo të gjithë në mënyrë spontane kanë mbetur në shtëpi, një pjesë e anëtarëve të LSDM-së në atë mënyrë e kanë bërë dallimin e tillë për VMRO-DPMNE-në. Maksim Dimitrievski po ashtu haptazi u konfrontua me partinë”, tha Buçkovski.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle