MIA Flesh SQMIA Radio Flash SQ

MIA Flesh

– Lideri i Besës dhe kryetari i ri i Tetovës, Bilall Kasami, mbrëmë ishte mysafir në magazinën debatuese „Click Plus“ në TV 21, ku theksoi se Qeveria ka mandat dhe duhet të vazhdojë me qëllim përmbushjen e prioritetit kyç – integrimin në Bashkimin Evropian. Tha se Zaevi nuk është konsultuar me partnerët e koalicionit për dorëheqjen e dorëzuar dhe se këto ditë do të ketë takim me të në të cilin do t’ia transmetojë pozicionin e Besës. “Zaevi nuk është konsultuar me partnerët e koalicionit para se të thotë publikisht se do të japë dorëheqje. Do të takohem me të dhe do të bisedojmë”, theksoi Kasami. Ai shtoi se si kryetarë të partive në koalicion para se të pretendojnë diçka, duhet të konsultohen mes vete.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle