MIA Flesh SQMIA Radio Flash SQ

MIA Flesh

– Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve mbrëmë i kumtoi rezultatet e para jozyrtare nga rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale sipas të cilave Shkupi dhe 43 komuna në vend u bënë me kryetar komune. Rezultatet përfundimtare, siç paralajmëroi kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski, do të shpallen sot. Në pajtim me të dhënat e para të shpallura VMRO-DPMNE-ja dhe koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” në rrethin e dytë të Zgjedhjeve lokale fituan vende për kryetar komune në 20 komuna edhe atë në Manastir, Bërvenicë, Vasilevë, Vevçan, Gjevgjeli, Demir Hisar, Zelenikovë, Konçe, Koçan, Kratovë, Lozovo, Makedonska Kamenica, Makedonski Brod, Novo Sellë, Pehçevë, Ohër, Rankovcë, Resnjë, Çeshinovë-Obleshevë dhe Radovish. Koalicioni “Më e mira për komunën time” e kryesuar nga LSDM-ja fitoi vende të kryetarëve në shtatë komuna – Demir Kapi, Probishtip, Rosoman, Nagoriçane të Vjetër, Çashkë, Çucer Sandevë dhe Qendër. BDI gjithashtu fitoi shtatë vende për kryetar komune në rrethin e dytë edhe atë në Haraçinë, Bogovinë, Dollnen, Kërçovë, Strugë, Tearcë dhe Çair.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle