MIA Flesh SQMIA Radio Flash SQ

MIA Flesh

– Lidershipi të cilin e dëshmoi Gjermania me Procesin e Berlinit është me rëndësi. Disa nga përfitimet nga procesi janë reale, disa janë më shumë se politike. E ardhme e qetë, stabile dhe demokratike për rajonin ato janë qëllime të cilat nuk mund të arrihen ndryshe përveç se përmes së ardhmes evropiane të rajonit. Nëse hiqet perspektiva evropiane nga ekuacioni realizimi i të gjithë kësaj – e ardhmja e qetë, e qëndrueshme dhe demokratike e Ballkanit Perëndimor, do të vihet në pikëpyetje. Këtë e theksoi zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov në fjalimin e tij në panelin “Procesi i Berlinit – Çka vijon?” në kuadër të Forumit dyditor të Sigurisë në Beograd, në të cilin marrin pjesë përfaqësuesit e Parlamentit Evropian dhe sektorit tink-tenk.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle