MIA Flesh SQ

MIA Flesh

Shkup – Përfaqësuesit e shoqërisë qytetare sot do të marrin pjesë në panel diskutimin e CIVIL me temën “Propaganda e errët kundër shoqërisë qytetare”. Në panel, siç kumtoi CIVIL, do të marrin pjesë Goran Rizaov nga Fondacioni Metamorfozis, Koço Andonovski, Qendra LGBTI pranë Komitetit të Helsinkut, Pavle Bogoevski nga Instituti Progres, Milan Spirovski nga SHGM dhe Ivan Bllazhevski nga Solidarna, Republika e Kroacisë.

12:00/ 7 korrik/ 2021

Shkup – Përfaqësuesit e shoqërisë qytetare sot do të marrin pjesë në panel diskutimin e CIVIL me temën “Propaganda e errët kundër shoqërisë qytetare”. Në panel, siç kumtoi CIVIL, do të marrin pjesë Goran Rizaov nga Fondacioni Metamorfozis, Koço Andonovski, Qendra LGBTI pranë Komitetit të Helsinkut, Pavle Bogoevski nga Instituti Progres, Milan Spirovski nga SHGM dhe Ivan Bllazhevski nga Solidarna, Republika e Kroacisë.

Shkup – Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se të drejtën e shfrytëzimit të mbështetjes financiare për racion të subvencionuar të studentëve në vlerë mujore prej 2.400 denarë do të kenë të gjithë studentët e rregullt në studime deridiplomike në institucionet e larta arsimore shtetërore dhe private.

Shkup – Gjykata supreme do të mbajë seancë publike me rastin e ankesave kundër aktvendimit për rastin “Lagjja e trimave”, të cilin para dy viteve e konfirmoi Gjykata e Apelit në Shkup. Për rastin janë dënuar gjithsej 33 persona, shtatë prej të cilëve me burg të përjetshëm, ndërsa 13 të tjerë me dënime 40-vjeçare me burg. Në konfliktin në maj të vitit 2015, jetën e humbën tetë pjesëtarë të forcave të sigurisë, ndërsa u vranë edhe 10 anëtarë të grupit të armatosur.

Shkup – Republika e Maqedonisë së Veriut është shtet në të cilin zbatohet parimi i barazisë dhe mosdiskriminimit në të gjitha fushat e jetës shoqërore: mbrojtje sociale, shëndetësi, arsim, marrëdhëniet e punës dhe gjyqësor. Respektimi dhe promovimi i të drejtave dhe lirive të njeriut është përparësia jonë si Qeveri, theksoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska në një video fjalim në konferencën virtuale të organizuar nga koalicioni ndërkombëtar për të drejtat e barabarta, në të cilën shteti jonë është anëtar.

Shkup – Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, në lidhje me rezolutën e propozuar të partisë opozitare VMRO-DPMNE mbi rrugën e integrimeve evropiane të vendit, deklaroi sot se partia e tij BDI është e mendimit se ky proces duhet të fillojë nga zero, që partitë politike të ulen në mënyrë konsensuale, dhe jo të imponohen nga një parti.

Shkup – Pas detektimit të shtatë pacientëve tek të cilët është konstatuar prania e variantit Indian, doli që të njejtët nuk kanë qenë të vaksinuar, që edhe njëherë e konfirmon faktin se sa është e nevojshme që qytetarët të vaksinohen sa më shpejtë, kumtuan sot nga Ministria e Shëndetësisë.

Shkup – Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski u takua sot në MPB me ambasadorin e Republikës së Frances në Republikën e Maqedonisë të Veriut Siril Bomgartner dhe drejtoreshen për Bashkëpunim Ndërkombëtar të MPB-së së Francës Sofi At. Spasovski përshëndeti të pranishmit dhe shprehu mirënjohje për takimin i cili, sipas tij, do të kontribuojë në zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të ndërsjella, veçanërisht me qëllim të avancimit të mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh, i cili ende po zhvillohet me shumë intensitet.

Tiranë – Shqipëria deri tani mbëriti shifër prej një milion qytetarë të vaksinuar kundër Kovid-19, prej të cilëve gjysma janë rivaksinuar. Lajmin e publikoi kryeministri Edi Rama, përmes një fotografie në rrjetet sociale. “+1 milion. Shqipëria buzëqesh”, shënoi Rama.

Nikozia – Trend të rritur, shënon Qiproja në ditët e fundit, në lidhje me rastet e reja të Kovid-19, duke marrë parsysh atë se dje ishin regjistruar 827 të sapoinfektuar, gjegjësisht 1,99 për qind  pozitivë nga testet e bëra, që është përqindje më e lartë në periudhën e fundit, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Athinë – Katër kalimtarë të rastit, sot herët në mëngjes u lënduan në një lagje athinase, kur një burrë 54-vjeçar I sulmoi me thikë, ndërkaq pak më vonë u arrestua, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina. Nga shkaqe deri më tani të panjohura, burri me thikë doli në rrugë dhe filloi t’I sulmojë kalimtarët e rastit, pas çka u mbyll në shtëpinë e tij, ku edhe u arrestua nga policia.

Majami – Edhe tetë trupa janë nxjerrë nën rrënojat e ndërtesës 12-katëshe në Floridë, e cila pjesërisht u shemb më 24 qershor, publikuan mediat amerikane. Me këtë numri i viktimave nga incidenti në Surfajd afër Majamit u rrit në 36, ndërsa 109 persona ende konsiderohen të zhdukur.

Uashington – Ministria e Drejtësisë së SHBA-së bëri të ditur se janë akuzuar mbi 535 persona, gjashtë muaj pas trazirave më 6 janar në Kapitol Hill. Prokuroria e SHBA-së për zonën Kolumbia në kumtesë thekson se 495 persona janë akuzuar për hyrje apo qëndrim në godinën apo hapësirën federale. pothuajse 235 persona janë akuzuar për pengim, ndikim apo parandalim të nëpunësit gjatë procedurës apo tentimit për këtë.

Bagdad – Sulm me fluturake pa pilot është kryer mbrëmë  mbi pikën ushtarake amerikane në aeroportin në Erbil në pjesën veriore të Irakut, kumtuan forcat e sigurisë kurde. Sirenat u lëshuan  në konsullatën amerikane dhe në Kurdistanin irakian, ndërsa pas sulmit fluturimet ishin ndërprerë.

Majami – Stuhia tropikale Elza paraqet rrezik për bregun verior të Floridës, pasi zona e gjirit Tampa ishte goditur nga erëra të forta dhe shira të rrëmbyeshëm, ndërsa autoritetet i bënë thirrje popullatës të jetë e kujdesshme dhe shpallën masa urgjente për disa zona.

Teheran – Një delegacion i Qeverisë afgane u takua sot me përfaqësues të talebanëve në Teheran, kumtoi Ministria iraniane e Punëve të Jashtme. Duke i bisedimet në Teheran, ministri i Punëve të Jashtme i Iranit, Mohamed Xhavad Zarifi paralajmëroi se “sot populli dhe liderët politikë të Afganistanit duhet të marrin vendime të vështira për të ardhmen e vendit të tyre”.

Romë – Koreja e Veriut përballet me mungesë të ushqimit pothuajse  nga 860.000 ton këtë vit, kumtoi Organizata për Ushqim dhe Bujqësi e KB-së (FAO) duke paralajmëruar se vendi mund të përjetojë  periudhë të rëndë muajin e ardhshëm. Vendi, i cili është nën disa sanksione ndërkombëare për shkak të armëve bërthamore dhe raketave balistike, kohë të gjatë lufton për ta ushqyer popullatën, duke vuajtur nga mungesa kronike e ushqimit.

Kontrolloni gjithashtu

Mbylle
Butoni Kthehu në krye
Mbylle