MIA Flesh SQMIA Radio Flash SQ

MIA Flesh

Shkup – Katër ditë para përfundimit të fushatës   para raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, pjesëmarrësit në procesin zgjedhor i vazhdojnë aktivitetet, duke e prezantuar programin e tyre para qytetarëve. Një pjesë e partive tashmë edhe publikisht janë prononcuar kujt do t’ia japin mbështetjen në raundin e dytë.

09:00/26 tetor/2021/

Shkup – Katër ditë para përfundimit të fushatës   para raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, pjesëmarrësit në procesin zgjedhor i vazhdojnë aktivitetet, duke e prezantuar programin e tyre para qytetarëve. Një pjesë e partive tashmë edhe publikisht janë prononcuar kujt do t’ia japin mbështetjen në raundin e dytë.

Shkup – Çmimi i rrymës do të mbetet i njejtë deri në fund të vitit, ndërsa pas kësaj, nëse ka nevojë, jemi të gatshëm të intervenojmë me qëllim që t’u ndihmojmë amvisërive dhe ekonomisë, theksoi lideri i LSDM-së dhe kryeministër aktual, Zoran Zaev.

Shkup – VMRO-DPMNE nuk do të hakmerret ndaj askujt dhe secili që punon  me nder dhe kontribuon do të vazhdojë të punojë, se të gjithë neve dhe Maqedonisë i duhen njerëz të tillë që të krijojë një të ardhme të re në shtet, deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Miskocski në emisionin në “Klan  debat” në TV Klan.

Shkup – Kandidatja e pavarur për kryetare të Shkupit e mbështetur nga VMRO-DPMNE, Danella Arsovska sonte u takua me qytetarët e komunës së Karposhit ku biseduan për problemet dhe mangësitë të cilat i notojnë ata në komunën e tyre por edhe në përgjithësi në qytet.

Shkup – Konferenca “Ditët e mësimit të përjetshëm” do të mbahet sot në Fakultetin filozofik në Shkup.

Shkup – Ndryshimet klimatike dhe bletaria,  bletari e qëndrueshme dhe metodat, janë pjesë e temave të cilat do të përfshihen në ligjëratës e sotme “Bletari e qëndrueshme – përvoja dhe praktika”.

Shkup – Maqedonia e Veriut dhe pjesa tjetër e Evropës, me përjashtim të Rusisë, Bjellorusisë dhe Islandës, natën mes të shtunës (30 tetor) dhe të dielës (31 tetor) do të kalojnë në llogaritjen dimërore të kohës. Në orën tre pas mesnate, orët do të kthehen një orë prapa, përkatësisht koha në tre do të llogaritet si ora dy.

Shkup – Mot me diell  me temperatura të ulëta do të mbisundojë sot në vend. Në disa vende temperaturat e mëngjesit  do të jenë nën zero dhe do të ketë kushte për mjegull të dobët nëpër fushëgropa.

Londër – Agjencia Evropiane për Barna (EMA) publikoi se  doza plotësuese, përforcuese e vaksinës “Moderna” mund t’u jepet njerëzve të moshës prej 18 vjeç dhe më të vjetër të paktën gjashtë muaj pas marrjes të dozës së dytë.

Londër – Ish e punësuara në Fejbuk, Frensis Haugen deklaroi para deputetëve britanikë se publikimi i përmbajtjeve të cilat nxisin urrejtje është “mënyra më e mirë për t’u zhvilluar” rrjeti social dhe u bëri thirrje të sjellin ligje më të rrepta.

Abuxha – Disa sulmues të armatosur në motoçikleta i kanë vrarë të paktën 18 persona në një xhami në qytetin verior nigerian Majduguri rreth orës 5 sipas kohës lokale.

Kartum – Kombet e Bashkuara e dënuan grusht shtetin në Sudan dhe bënë thirrje  në lirim urgjent të kryerësit të detyrës si kryeministër i vendit dhe anëtarëve tjerë të qeverisë.

Kajro – Presidenti egjiptian, Abdel Fataj al-Sisi deklaroi se e heqë gjendjen e jashtëzakonshme në vend që ishte vendosur para katër viteve, pas sulmeve ndaj kishave kopte.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle