MIA Flesh SQMIA Radio Flash SQ

MIA Flesh

– Nuk u konstatuan shkelje të dispozitave të Kodit Zgjedhor nga transmetuesit gjatë raportimit në rrethin e parë të fushatës së Zgjedhjeve Lokale të vitit 2021, sipas Raportit për raportimin mediatik për periudhën nga 27 shtator deri më 15 tetor njoftoi sot Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele. Sipas rregullatorit mediatik, të gjitha shërbimet komerciale në nivel kombëtar kanë bërë përpjekje për të siguruar mbulim mediatik të fushatës zgjedhore dhe pothuajse të gjitha, përveç informimit në emisionet e lajmeve ditore, kanë rezervuar më shumë programe të veçanta informuese për pjesëmarrësit në zgjedhje.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle