MIA Flesh SQMIA Radio Flash SQ

MIA Flesh

Shkup – Drejtori i Arkivit Shtetëror, Emil Kërstevski, dhe drejtoresha e përgjithshme e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Italisë, Ana Maria Buxi, në Romë nënshkruan Marrëveshje katërvjeçare për bashkëpunim mes këtyre dy institucioneve. Me Marrëveshjen, e cila bazohet mbi Kodin etik ndërkombëtar të arkivistëve, të miratuar në Pekin në vitin 1996 nga ana e Këshillit Ndërkombëtar të Arkivave, është përfshirë përparimi i bashkëpunimit shkencoro-historik dhe profesional, realizimi i projekteve të përbashkëta, shkëmbimi i ekspertëve, si dhe përparimi i bashkëpunimit të ndërsjellë ndërkombëtar në fushën e studimeve arkivore.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle