MIA Flesh SQMIA Radio Flash SQ

MIA Flesh

– Të finalizohet dhe miratohet strategjia afatgjate për teknologji informatike dhe të komunikimit (TIK), të forcohet pavarësia dhe kapaciteti i trupit mediatik rregullator, si dhe i rregullatorit për komunikime elektronike, të vazhdohet me aktivitetet për vendosjen e Numrit evropian të ndihmës së parë – 112 dhe të ndahen financat e nevojshme që të sigurohet funksionaliteti i tij, janë rekomandimet kyçe në Raportin e Komisionit Evropian për avancimin e shtetit në fushën e shoqërisë informatike dhe të mediave. Maqedonia e Veriut, qëndron në vlerësimin e Raportit, mesatarisht është e gatshme në fushën e shoqërisë informatike dhe mediave. Është arritur avancim I kufizuar pas ndryshimeve të miratuara të Ligjit për komunikime elektronike, ndërsa shërbimet elektronike për qytetarët dhe subjektet afariste janë rritur.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle