MIA Flesh SQMIA Radio Flash SQ

MIA Flesh

– Maqedonia e Veriut duhet ta përforcojë bashkëpunimin ndërinstitucional në pikëpamje të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, me ç’rast e rëndësishme është të pengohet ndërtimi i objekteve pa leje, veçanërisht në Ohër dhe në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, të cilët janë shpallur si trashëgimi kulturore me rëndësi të veçantë, vlerëson Komisioni Evropian në Raportin më të ri për avancimin e vendit. Komisioni përkujton se revizioni I kornizës ligjore për kulturë dhe mbrojtje të trashëgimisë kulturore, si dhe Strategjia kombëtare për mbrojtje të trashëgimisë kulturore është shtyrë në mënyrë shtesë dhe rekomandon që të intensifikohet zbatimi i Strategjisë kombëtare për zhvillimin e kulturës për vitin 2018-2022, por edhe të sigurohen sistemime të përshtatshme buxhetore.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle