MIA Flesh SQMIA Radio Flash SQ

MIA Flesh

– Në 10 vitet e fundit për çdo vit kemi zgjedhje. Nuk kemi nevoj për këtë. Kjo do të thotë pauzë për punët në shtet. Mendoj se nuk do të kemi zgjedhje të reja dhe tronditje. Para nesh janë çështje të rëndësishme, ndërsa shumica është e qëndrueshme. Këtë e deklaroi shefi i diplomacisë dhe zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani për “Brinfingun e mëngjesit” i pyetur nëse është e mundur të vihet në pikëpyetje shumica në Kuvend duke pasur parasysh rezultatet e zgjedhjeve lokale. Në lidhje me deklaratën e liderit të BDI-së Ali Ahmeti se e radhës është presidenti shqiptarë në vend, Osmani thotë se Ahmeti nuk është kuptuar mirë.

12:00/ 19 tetor/ 2021

Shkup – Në 10 vitet e fundit për çdo vit kemi zgjedhje. Nuk kemi nevoj për këtë. Kjo do të thotë pauzë për punët në shtet. Mendoj se nuk do të kemi zgjedhje të reja dhe tronditje. Para nesh janë çështje të rëndësishme, ndërsa shumica është e qëndrueshme. Këtë e deklaroi shefi i diplomacisë dhe zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani për “Brinfingun e mëngjesit” i pyetur nëse është e mundur të vihet në pikëpyetje shumica në Kuvend duke pasur parasysh rezultatet e zgjedhjeve lokale. Në lidhje me deklaratën e liderit të BDI-së Ali Ahmeti se e radhës është presidenti shqiptarë në vend, Osmani thotë se Ahmeti nuk është kuptuar mirë.

Bruksel – MIA gjeti disa pjesë të raportit për Maqedoninë e Veriut i cili zyrtarisht do të publikohet pasdite në Parlamentin Evropian, Komisioni Evropian e kritikon bllokadën për fillimin e bisedimeve, informon korrespondentja e MIA-s ng Brukseli. Komisioni Evropian është i kënaqur që Maqedonia e Veriut vazhdon t’i përmbushë kriteret për anëtarësim të BE-së dhe që autoritetet tregojnë orientim të qartë proevropian. “Maqedonia e Veriut vazhdon t’i përmbushë kushtet për hapjen e bisedimeve për anëtarësim dhe autoritetet e demonstruan publikisht angazhimin e tyre politik të vazhdojnë në rrugën e BE-së. Vendi ruan rrjedhë të vazhdueshme dhe vendimtare në përparimin e reformave të BE-së dhe i rriti përpjekjet e tij për ofrimin e rezultateve të vërteta edhe më tutje”, qëndron në raportin për progresin e reformave për Maqedoninë e Veriut, i cili do të publikohet në orën 15 pasdite në Strasburg.

Shkup – Qeveria sot do ta mbajë mbledhjen e 113-të të rregullt, në të cilën do ta shqyrtojë Raportin për negociatat e përfunduara për lidhje të Marrëveshjes për plotësim të Marrëveshjes për partneritet, Tregti dhe Bashkëpunim ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore. Siç kumtoi edhe shërbimi për informim i Qeverisë, në rend dite të mbledhjes janë shumë informacione dhe raporte për projekte të planifikuara dhe të realizuara në ministritë. Mbledhja e Qeverisë do të fillojë në orën 12, ndërsa për konkluzionet dhe vendimet publiku do të informohet me kumtesë pas përfundimit të saj.

Shkup – Ndërprerje në furnizimin me ujë nesër prej orës 9 do të kenë shfrytëzuesit e rrugëve “Shën Cirili dhe Metodi” dhe “Dimitrie Çupovski”. Siç njoftoi NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup, ndërprerja është për shkak të një intervenimi në rrugën “Shën Cirili dhe Metodi” nr.48. Shfrytëzuesit do të jenë pa ujë deri në përfundimin e intervenimit.

Shkup – NP “Parkingjet e Komunës Qendër” (PKQ) dhe Komuna Qendër në bashkëpunim me Policinë rrugore – Shkup kanë sanksionuar 141 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt të cilët e kanë penguar qarkullimin normal dhe të sigurt të komunikacionit. Siç kumtoi PKQ, në periudhën nga 11 deri më 17 tetor të vitit 2021, me ndihmën e automjeteve speciale “karrotrec” të kompanisë, u hoqën 73 automjete të parkuara në mënyrë të paligjshme, dhe me instalimin e një mjeti mekanik “Blokator” 68 automjete të sanksionuara që u gjetën në zonat e banuara dhe nuk ishin përdorues rezidentë të sektorit në të cilin ishin parkuar.

Shkup– Ndërprerje në ujësjellësin sot në ora 10:50 do të kenë konsumatorët nga fshatrat Batincë dhe Lubosh, kumtoi NP “Ujësjellësi dhe Kanalizime” – Shkup. Arsyeja e ndërprerjes së ujësjellësit është defekti rrugor f80mm, në rrugën “3 bb” në fshatin Lubosh dhe do të vazhdoj deri në rregullimin e defektit.

Shkup – Uji në Shkup është i sigurtë për pije, tregojnë analizat nga mostrat për analizë fiziko-kimike dhe mikrobiologjike, të marra nga 47 vende matëse në qytet. Nga ndërmarrja publike “Ujësjellësi dhe kanalizimi” informojnë se në periudhën prej 11 deri 15 tetor janë marrë 162 mostra për analizë fiziko-kimike dhe mikrobiologjike të ujit për pije. “Në pajtim me rezultatet e marra nga hulumtimet, të gjitha mostrat i përgjigjen Rregullores për kërkesat për siguri dhe cilësi të ujit për pije, thuhet në kumtesën e sotme të ndërmarrjes “Ujësjellësi dhe kanalizimi”.

Shkup – Ulje e nivelit të ujit tek pjesa më e madhe e lumenjve është vërejtur sot në krahasim me ditën e djeshme, tregojnë matjet më të reja të Drejtorisë për punë hidrometeorologjike. Ulje më të madhe ka te lumi Strumicë në Novo Selë ku niveli është më i ulët për 20 centimetra në krahasim me ditën e djeshme. Për pesë centimetra është më I ulët niveli i Vardarit në Jegunoc dhe në Veles, ndërsa për centimetra në Shkup.  Vetëm niveli i Vardarit është më I lartë në Demir Kapi për tetë centimetra.

Uashington– SHBA-ja nuk e konfirmoi deklaratën e presidentit turk Rexhep Taip Erdogan se Uashingtoni i ka ofruar Ankarasë shitje të aeroplanëve luftarakë F-16, por shtuan se Turqisë nuk i ishte dhënë ofertë financiare për aeroplanë ushtarakë. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Prajs në brifingun e rregullt tha se nuk mund të konfirmojë shitje të armës ose transfer pa miratim të Kongresit. “Ju dërgojmë te qeveria turke që të bisedoni me të për planet e saj për furnizim për mbrojtje. Atë që mund ta them është se SHBA-ja nuk dha kurrfarë oferte financiare me kërkesë të Turqisë për F-16”, deklaroi Ned Prajs.

Sofje – Në Bullgari ka 4979 të infektuar të rinj me Kovid -19, sipas të dhënave në Sistemin kombëtar të informacionit. Siç transmeton korrespondenti i MIA-s nga Sofja, kjo paraqet 18.6 për qind të testeve të bëra. Rastet janë 3979 më shumë se të hënën. Deri më tani, gjithsej 545,598 raste të koronavirusit janë konfirmuar në Bullgari, nga të cilët 63,241 janë aktivë. Në 24 orët e fundit, 2009 njerëz u shëruan, ndërsa ky numër që nga fillimi i pandemisë është 459,869 persona. Numri i pacientëve të rinj në spitale është shumë i lartë – 1251, me 89.21 përqind të tyre që nuk janë të vaksinuar. Një detaj i rëndësishëm është se 84.23 përqind e mostrave pozitive për atë ditë nuk ishin të vaksinuara. Numri i vdekjeve në 24 orët e fundit është gjithashtu një rekord – 214, me 94.39 përqind të pavaksinuar kundër Kovid -19.

Londër – Pacientët në spitalet britanike presin deri në 50 orë derisa të lirohet një shtrat në institucionin shëndetësor, shkruan “Independent”. Pacientët nga spitale të ndryshme thonë se kanë pritur më shumë se 40 orë në repartet ku u lanë me ambulancë. Në të njëjtën kohë, stafi i spitalit komentoi se kjo ndodh në baza ditore. Përveç kësaj, ka raste kur pacientët presin deri në 13 orë në ambulanca për të arritur në departamentin e urgjencës. Kjo vlen si për të rriturit ashtu edhe për fëmijët, përfshirë ata me probleme të shëndetit mendor.

Pragë – Qeveria çeke përkohësisht e hoqi tatimin e vlerës së shtuar (TVSH) për energjinë elektrike dhe gazin për shkak të rritjes së madhe të çmimeve të energjisë. Ministria çeke e Financave kumtoi se TVSH -ja, e cila është 21 përqind, nuk do të paguhet në nëntor dhe dhjetor. Vendimi duhet të miratohet nga Komisioni Evropian.

Seul – Komanda indopaqësore e forcave amerikane të sigurisë sot publikoi se testimi i raketave koreanoveriore është “destabilizues”, por megjithatë paraqet kërcënim të drejtpërdrejtë për SHBA-në dhe aleatët e saj. “SHBA-ja i dënon këto veprime dhe i bën thirrje Koresë Veriore që të përmbahet nga çfarëdo veprime destabilizuese shtesë”, qëndron në kumtesë. Koreja veriore mëngjesin e sotëm ka qëlluar të paktën një raketë balistike nga bregu i saj lindor. Forcat koreanojugore kumtuan se mëngjesin e sotëm është hedhur një raketë nga një rajon në qytetin Sinpo ku Koreja Veriore ka nëndetëse dhe pajisje tjetër teknike për testimin e raketave balistike nga nëndetëset. Kryeministri japonez Fumio Kishidi deklaroi se janë regjistruar dy raketa balistike.

Tel Aviv – Izraeli miratoi buxhet prej pesë miliardë shekelë (rreth 1,5 miliardë dollarë amerikanë) për trajnimin e armatës për sulm eventual kundër programit bërthamor iranian, njofton “Tajms Izrael”. Buxheti është për 930.000 dollarë më shumë se vitin paraprak, si dhe për 620.000 dollarë më shumë se buxheti I ardhshëm I planifikuar, që duhet të miratohet në nëntor. Në buxhet parashikohet blerja e aeroplanëve të ndryshëm, dronëve për mbledhjen e inteligjencës dhe municioneve specifike të nevojshme për një operacion të tillë, të cilat do të duhet të synojnë objektet nëntokësore me mbrojtje të madhe.

Los Anxhelos – Repisti amerikan Kanje Uest e ka ndryshuar ligjërisht emrin personal në Je, pasi që Gjykata në Los Anxhelos e miratoi kërkesën e tij, transmetojnë mediat amerikane. Ai parashtroi kërkesë në gusht të këtij viti që ta ndryshojë emrin Kanje Omari Uest në “Ye”, pa emër të ndërmjetëm dhe mbiemër,  duke i theksuar “shkaqet personale” si motiv për ndryshimin. Gjykatësja në Gjykatën Kushtetuese në Los Anxhelos, Mishel Uiliams Kort tani e ka miratuar kërkesën e tij. Repoisti në Tuiter në vitin 2018 publikoi se “më parë ka qenë i njohur si Kanje Uest”, por tani është vetëm Je. Vitin e njëjtë, ai e publikoi edhe albumin “Ye”. Kjo është e barabartë me fjalën “ti” në formën arkaike në shumës nga veta e dytë (“ju”) në gjuhën e vjetër angleze.

Hong Kong– “Shaomi” (Xiaomi) fillon me prodhimin e makinave të saja elektrike në vitin 2024. Këtë e deklaroi kryetari i kompanisë Lei Xhun në takimin e sotëm me investitorët, informon “Pengpaj”. Puna përgatitore e projektit shkon më shpejtë se sa që është paraparë. Siç thekson Lei Xhun, prodhimtaria e automobilave elektrikë do të shkojë në favor të ekosistemit ekzistues, që përfshin zbatim edhe të teknologjisë për menaxhim me shtëpi të mençur ose zyre. Në shtator, “Shaomi” e përfundoi regjistrimin e filialit i cili do të merret me prodhimin e makinave elektrike. Kapitali i regjistruar i kompanisë së tij – “Shaomi kviçe” (Xiaomi Qiche), është 10 miliardë juanë (rreth 1,3 miliardë euro). Kryetari i Bordit “Shaomi” – Lei Xhun është miratuar si përfaqësues ligjor. Investimi i përgjithshëm në makina elektrike pritet të arrijë 10 miliardë dollarë gjatë 10 viteve të ardhshme.

Madrid – Barcelona po tenton ta blejë futbollistin e Mançester Sitit, Rahim Sterling, por klubi spanjoll do të ketë vështirësi ta realizojë këtë transfer. Sipas “Marka”, ekipi anglez kërkon nga katalonasit 80 milionë euro për transfer të anglezit. Barcelona nuk mund të paguajë një shumë të tillë për shkak të problemeve financiare. Kontrata e Sterlingut skadon në vitin 2023. Këtë sezon, Sterlingu ka luajtur dhjetë ndeshje për ekipin dhe ka shënuar një gol dhe një asistim.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle