MIA Flesh SQMIA Radio Flash SQ

MIA Flesh

– Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski sot do të qëndrojë për vizitë pune në Sofje ku do të nënshkruajë marrëveshje trepalëshe ndërmjet Maqedonisë së Veriut, Bullgarisë dhe Shqipërisë për përfundimin e Korridorit hekurudhor 8. Qëllimi i memorandumit është të konfirmohet gatishmëria e të tria palëve për planifikim afatgjat dhe zhvillim të koordinuar të Korridorit 8 me fokus në projekte të cilët janë me rëndësi të madhe për rajonin. Gjithashtu, me memorandumin do të konfirmohet gatishmëria e vendeve nënshkruese për zbatimin e masave për transport të shpejtë dhe të pandërprerë në vendkalimet kufitare. Në bashkëpunimin më intensiv për përfundimin e korridorit hekurudhor me nënshkrimin e protokollit në korrik të këtij viti u detyruan edhe drejtorët e ndërmarrjeve shtetërore për infrastrukturë hekurudhore nga shteti Hari Lokvenec nga Bullgaria, Krasimir Papukçiski dhe Ana Durmishi nga Shqipëria.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle