MIA Flesh SQMIA Radio Flash SQ

MIA Flesh

Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale përfundoi. Derisa Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve rradhazi i shpall rezultatet në ueb faqen e saj, partitë edhe nga pushteti edhe nga opozita shpallën fitore. Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski në konferencën e fundit për shtyp të mbajtur pas mesnate tha se vazhdimisht arrijnë të dhëna të reja nga votimi. “Do t’i presim procesverbalet nga komisionet komunale zgjedhore të vijnë dhe për këtë arsye ne do të qëndrojmë në punë. Në rastin e parë të mundshëm, ne do të caktojmë një konferencë të re për shtyp në të cilën do të kemi rezultate më konkrete”, tha mbrëmë Dashtevski. Deri tek Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ghatë ditës së djeshme kanë arritur gjithsej 286 ankesa për mbrojtjen e të drejtës së votës, nga të cilat 217 u pranuan, 19 u refuzuan, 34 ishin të pabaza dhe 16 ankesa ishin në proces të përpunimit.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle