MIA Flesh SQMIA Radio Flash SQ

MIA Flesh

– Votimi në Zgjedhjet Lokale 2021 fillon sot me votimin e të sëmurëve, të pafuqishmëve dhe personave me Kovid-19 dhe në vetizolim aplikimet e të cilëve janë pranuar nga komisionet komunale zgjedhore, të burgosurit, personat në paraburgim, në shtëpitë e të moshuarve dhe personat e zhvendosur brenda vendit. Zgjedhjet e shtata lokale në vend do të mbahen nesër. Do të votohet për 10.831 kandidatë, nga të cilët 299 kandidatë për kryetarë komune, ndërsa pjesa tjetër për këshilltarë. Shumica e 91 listave janë nga grupe të votuesve gjegjësisht të pavarur, ndërsa 31 janë parti politike dhe koalicione. Për herë të parë, në zgjedhje do të përdoren pajisje për identifikimin biometrik të votuesve me shenja gishtash. Sidoqoftë, KSHZ vendosi që personat që do të votojnë sot të mos kontrollohen me këto pajisje, por votimi të bëhet me llambë UV, e cila kontrollon nëse personi ka votuar më parë, dhe me spërkatje, për të shënuar se tashmë është shfrytëzuar e drejta e votës.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle