MIA Flesh SQMIA Radio Flash SQ

MIA Flesh

– Greqia konsideron menjëherë duhet të thirret seancë ndërqeveritare për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për fillimin e negociatave për anëtarësimin e tyre në Bashkimin Evropian dhe se hapat që Unioni duhet t’i ndërmarrë në këtë drejtim duhet të jenë të shpejta dhe të vendosura. “Evropa është shtëpia jonë dhe ne duam që ajo shtëpi të zgjerohet, të pranojë të gjitha vendet e kontinentit evropian dhe kështu të krijojë një tërësi gjeografike dhe një rreth, dhe kështu vendet e Ballkanit Perëndimor t’i bashkohen bashkësisë”, tha ministri alternativ grek i Punëve të Jashtme përgjegjës për çështjet evropiane Miltiadis Varviciotis, pas takimit me zëvendëskryeministrin përgjegjës për çështjet evropiane Nikolla Dimitrov. Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor, theksoi ai, është një politikë kombëtare që Greqia ka ndjekur për gati dy dekada.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle