MIA Flesh SQMIA Radio Flash SQ

MIA Flesh

– Rrethi i parë i Zgjedhjeve Lokale 2021 do të mbahet më 17 tetor. Po përfundojnë aktivitetet për zgjedhjet si të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve ashtu edhe të pjesëmarrësve në zgjedhje. Të parët të drejtën e tyre të votës në këto zgjedhje do ta shfrytëzojnë personat që do të regjistrohen të votojnë si të sëmurë, të sëmurë nga Kovid-19 ose në vetizolim, të burgosurit, personat në paraburgim, në shtëpitë e pleqve dhe personat e zhvendosur brenda vendit. Ata votojnë një ditë më parë, më 16 tetor, ndërsa për ta për konfirmimi dhe kontrollimi i identitetit nëse tashmë kanë votuar nuk do të bëhet me pajisje për identifikim biometrik, por për ta do të përdoret spej dhe lambë UV. Regjistrimi te komisionet komunale zgjedhore për votim të të sëmurëve përfundon nesër (9 tetor në mesnatë), përderisa afati për personat me Kovid-19 ose në vetizolim është deri më 11 tetor në mesnatë.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle