MIA Flesh SQMIA Radio Flash SQ

MIA Flesh

– Numri i rasteve aktive me Kovid-19 në vend është 10.785 persona, përderisa përfshirja e vaksinimit me një dozë, e popullatës së moshës madhore është 47 për qind, ndërsa me dy doza janë përfshirë 44 për qind e qytetarëve mbi 18 vjet. Sipas numrit të vaksinave të aplikuara, 38 për qind e gjithë popullsisë në vendin tonë është vaksinuar, ndërsa 35 për qind e popullatës në shtet ka marrë dy doza të vaksinës, tregojnë informacionet e Ministrisë së Shëndetësisë. Deri më dje, sipas informacioneve të MSH, gjithsej janë vaksinuar 793.179 qytetarë, janë rivaksinuar 743.374, ndërsa dozën e tretë e kanë marrë 571 qytetarë. Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik gjatë 24 orëve të fundit, nga 2.974 testet e bëra, janë regjistruar 393 raste të reja me Kovid-19. Janë shëruar 397 pacientë, ndërsa 20 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin gjatë 24 orëve të fundit.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle