MIA Flesh SQMIA Radio Flash SQ

MIA Flesh

– Çështja e emrit të shkurtë, çështja e gjuhës së urrejtjes, e rehabilitimit të viktimave të komunizmit, e punës së komisionit historik, çështje e mospërzierjes në punët e brendshme të Republikës së Bullgarisë në të cilën u ndërlidh edhe çështja për përfshirje të bullgarëve në Kushtetutë, janë pesë pikat të cilat janë temë e përhershme e bisedimeve me Bullgarinë dhe në kuadër të përpjekjes për mbajtjen e komisionit ndërqeveritar dhe tejkalimin e kontestit me qëllim zhbllokimin e bisedimeve për anëtarësim për vendin. Kërkesa për përfshirje të bashkësisë bullgare në Kushtetutë nuk është në kundërshtim me interesat tona, sepse vendi asnjëherë nuk ka pasur problem që të njohë grupet e ndryshme etnike të cilat kanë mundësi që t’i manifestojnë atributet e identitetit, kulturore, historike, e as bashkësia bullgare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Këtë e theksoi sot në konferencë për media ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në lidhje me udhërrëfyesin me pesë plus një zgjidhje, i cili si zgjidhje e mundshme për kontestin dje në samitin në Bërdo ishte përmendur edhe nga përfaqësuesit e lartë të Unionit. Udhërrëfyesi do të duhej të jetë i gatshëm deri në fillimin e nëntorit, ndërsa në të do të kishte zgjidhje të cilat duhet të përmbushen në gjithë procesin e bisedimeve.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle