MIA Flesh SQMIA Radio Flash SQ

MIA Flesh

– Qeveria e Maqedonisë së Veriut është renditur e para në rajon sipas Indeksit të transparencës së ansambleve dhe pushteteve lokale dhe realizon 83.43 për qind të kritereve të vendosura për llogaridhënie, ndërsa nga parlamentet, Kuvendi është në vendin e tretë me plotësim prej 68.15 për qind nga kriteret e vendosura. Hulumtimi me mbështetje nga Projekti i USAID-it për pjesëmarrje civile dhe Fondacion kombëtar për demokraci, e zbatoi Fondacioni Metamorfozis në bashkëpunim me partnerët nga rrjeti rajonal i Organizatës civile Llogaridhënie, teknologji dhe rrjet të transparencës institucionale në Evropën Juglindore (ACTION SEE). Vlerësimi ka të bëjë me situatën e qeverisjes së mirë të kuvendeve dhe degëve ekzekutive të pushteteve qendrore të katër shteteve nga Ballkani Perëndimor –Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovina.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle