MIA Flesh SQMIA Radio Flash SQ

MIA Flesh

– Prej sot fillon dërgimi i energjisë ngohëse deri tek konsumatorët e kyçur në sistemin për nxehje qendrore në Shkup, që po kryhet sipas rregullave të konfirmuara në varësi nga kushtet atmosferike dhe temperaturat e jashtme, informon Komisioni Rregullator për Energji dhe Shërbime të Ujit (KRE). “Sipas rregullores, nëse temperaturat e jashtme janë më të ulta dërgohet sasi më e madhe e energjisë ngrohëse dhe e kundërta, kështu që konsumatorët kanë komfor të sigurt dhe shtëpi të ngrohura në përputhje me standardet, në fakt temperaturat nëpër shtëpitë jo më pak se 20 gradë +1 gradë Celsius. Në të njëjtën kohë, këto rregulla të dërgesës janë siguruar konsumin optimal i energjisë ngrohëse dhe shpenzime minimale për nxehjen e konsumatorëve”, nënvizojnë nga KRE-ja.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle