MIA Flesh SQMIA Radio Flash SQ

MIA Flesh

– Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut ta sublimojë mendimin e kompanive, Komisionit Rregullator për Energjetikë që t’i sanksionojë të gjithë furnizuesit të cilët pabazë, joprofesionalisht dhe pa rregull i anulojnë marrëveshjet e lidhura me kompanitë, ndërsa Qeveria të gjejë zgjidhje që t’iu ndihmojë formave në kuadër të mundësive. Ky është konkludimi i takimit të djeshëm të përfaqësuesve qeveritarë me udhëheqësinë e Odës Ekonomike pas paralajmërimit për goditje të mundshme të çmimeve për shkak të rritjes enorme të çmimeve të karburanteve në bursat botërore. Siç ishte thënë, kriza është realitet, do të zgjasë një periudhë të gjatë dhe do të kërkojë zgjidhje me karakter afatgjat dhe afatshkurt. Për këtë qëllim, duhet të bëhet mobilizim i të gjithë pjesëmarrësve në këtë proces. Kjo është e nevojshme për ekzistimin dhe zhvillimin e ekonomisë së Maqedonisë së Veriut. Të gjithë faktorët kanë përgjegjësi të madhe që ta menaxhojnë situatën në nivelin më të lartë profesional dhe sipas mendimit të autoriteteve botërore – se koha e energjisë së lirë ngadalë po përfundon, fakt të cilin duhet ta pranojmë të gjithë.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle