MIA Flesh SQMIA Radio Flash SQ

MIA Flesh

 – Ka spostim në qëndrimet, për shkak se Bullgaria gjithnjë e më shumë e kupton domosdoshmërinë e nevojave tonë, çështje dhe aspekte të rëndësishme nga bisedimet, përmes të cilave nuk mund të kalohet. Gjuha maqedonase dhe identiteti maqedonas nuk janë vetëm çështja jonë më e rëndësishme, ato janë edhe vlerë evropiane, deklaroi kryeministri Zoran Zaev, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas Forumit të gjashtë të shoqërisë civile të Ballkanit Perëndimor, që po mbahet sot në Shkup. Sipas Zaevit, përpjekjet e komisarit evropian Oliver Varhei dhe kryetarit të Këshillit të Evropës, Sharl Mishel deri në fund të vitit, nga 14 deri më 17 dhjetor që Këshilli i Evropës të ketë një zgjidhje pozitive. “Deri atëherë, ne duhet të punojmë nga të gjitha anët. Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria, por edhe BE-ja për të arritur këtë qëllim”, tha Zaev.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle