MIA Flesh SQMIA Radio Flash SQ

MIA Flesh

– Integriteti në kuadër të procesit zgjedhor është me rëndësi të jashtëzakonshme për uljen e korrupsionit. Marrëdhëniet më të mëdha klienteliste krijohen pikërisht gjatë procesit zgjedhor. Financimi i partive politike dhe aktiviteteve të tyre duhet të ndiqet dhe avancohet pasi është thelbësore që ky proces të jetë transparent në mënyrë që të zvogëlohen keqpërdorimet e mundshme. Kjo u theksua, ndër të tjera, nga kryetarja e KSHPK-së, Biljana Ivanovska, duke theksuar se Antikorrupsioni ndjekë gjithë procesin zgjedhor dhe në rastet e dyshimeve të bazuara për shkelje të ligjeve ndërmerr masa për të përcaktuar dyshimet e tilla, do të njoftojë autoritetet kompetente dhe do të kërkojë të ndërmerren aktivitete në kuadër të kompetencave të tyre.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle