MIA Flesh SQMIA Radio Flash SQ

MIA Flesh

Derisa vjen kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Fon der Lajeni dhe thotë se mbështetja për zgjerim të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor është e qartë, ne duhet vetëm të punojmë, të tregohemi dhe dëshmojmë dhe t’i bindim se meritojmë të jemi pjesë e Unionit, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme në emisionin “Brifingu  i mëngjesit” lidhur me publikimin e projekt-deklaratës për samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bërdo afër Kranjës, ku pohon se BE-ja “tashmë nuk mund të harmonizohet të jap garanci për anëtarësim të ardhshëm të gjashtë vendeve ballkanike”. “Në përgatitjet e trupave të BE-së për deklaratë të përbashkët e cila duhet të miratohet në samitin në Bërdo u paraqit dilema nëse ky samit në përgjithësi për zgjerim dhe nëse fjala ‘zgjerim’ duhet të qëndrojë në këtë dokument. Disa këtë e interpretojnë si vazhdim të euroskepticizmit të shteteve të caktuara, nuk është asgjë e re. Të tjerët e interpretojnë më shumë se përcaktim në samitin konkret, nëse është samit për zgjerim apo është samit ku vetëm tregohet fokusi i BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor”, thotë Osmani. Shefi i diplomacisë thekson se pa dallim për cilin variant të bëhet fjalë, porosia nuk është e mirë sa i përket unanimitetit të BE-së në raportin ndaj Ballkanit Perëndimor, që ndërkaq, siç thotë,  nuk është asgjë e re.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle