MIA Flesh SQMIA Radio Flash SQ

MIA Flesh

– Boris Trajkovski, Kiro Gligorov dhe Nikolla Klusev janë politikanët më të popullarizuar gjatë tri dekadave të kaluara, kanë vlerësuar të anketuarit e përfshirë në anketën e fondacionit “Konrad Adenauer” dhe Institutit për Hulumtime Shoqërore „МК91“, me rastin e 30-vjetorit të pavarësisë së shtetit. Nga numri i përgjithshëm i të anketuarve, 42 për qind kanë dhënë notën më të lartë 5 për ish-presidentin Boris Trajkovski, 33 për qind kanë dhënë notë 5 për ish-presidentin Kiro Gligorov dhe 21,1 për qind kanë dhënë pesëshe për ish-kryemnistrin Nikolla Klusev. Sipas rezultateve të anketës, 43,1 për qind konsiderojnë se shteti ka zhvillim të suksesshëm gjatë tri dekadave të kaluara, që përfaqëson dallim prej 6,9 për qind sa i përket atyre që kanë qëndrim të kundërt.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle