MIA Flesh SQMIA Radio Flash SQ

MIA Flesh

Shkup – Qendra edukative M6 fillon program të ri për nxitjen e zhvillimit shoqëror dhe transformimit pozitiv shoqëror në kohë ndryshimesh. Programi është titulluar “M6 një hap përpara” dhe paraqet platformë përmes së cilës disa persona eminentë nga fusha e politikës dhe ekonomisë do të diskutojnë dhe do të ofrojnë propozim-zgjidhje për temat dhe sfidat aktuale të cilat i prekin kompanitë dhe qytetarët dhe të cilat kanë të bëjnë me aspektet pozitive me të cilat mund të stimulohet zhvillimi shoqëror në vend dhe rajon.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle