MIA Flesh SQMIA Radio Flash SQ

MIA Flesh

– Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot do të ketë fjalim në Debatin e përgjithshëm të Sesionit të 76-të të Asamblesë së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork, që mbahet në temë “Ndërtimi i rezistencës përmes shpresës – rimëkëmbjes nga Kovid-19, rimëkëmbje e qëndrueshme, përgjigje e nevojave të planetit, respektim të të drejtave të njerëzve dhe revitalizimi i Kombeve të Bashkuara”. Në kuadër të pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të KB-së, është paraparë që presidenti Pendarovski të ketë takim me sekretarin e përgjithshëm të Organizatës botërore Antonio Guteresh, si dhe takime bilaterale me shefat e shteteve dhe qeverive, pjesëmarrës në Asamblenë e përgjithshme.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle